Site icon Telegrafi

Minoski: Komisioni Evropian ka projektet identike me Qeverinë në lidhje me papunësinë

Ministri i Financave në Maqedoni, Kiril Minoski, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se raporti i fundit i Komisionit Evropian i vërteton politikat fundamentale ekonomike që i zbaton Qeveria e Maqedonisë në lidhje me papunësinë. Sipas tij, në vitin 2018 papunësia në vendin tonë do të jetë 22%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky është edhe një vërtetim për masat aktive të tregut të punës që Qeveria i ka zbatuar me qëllim të stimulojë punësimin, së bashku me aktivitetet që i ndërmarrim në nivel të ngritjes së investimeve”, deklaroi Minoski.

Ai gjithashtu tha se realizimi i premtimeve varen nga ajo se çfarë do të ndodhë me zgjidhjen e krizës politike./Telegrafi/

Exit mobile version