Telegrafi

Minoski: Janë siguruar 72 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Ministri i financave, Kiril Minoski, i cili po merr pjesë në takimet pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington, deklaoi se janë siguruar 72 milionë euro për kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes Bankës Evropiane për Zhvillim (BEZH), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia tanimë ka dorëzuar aplikimin dhe planin e aksionit në Bordin e BEZH. Me këtë program do të zgjidhet njëra nga çështjet e që lidhet me qasjen në financa, të cilat janë shumë të rëndësishme për sektorin privat mbi të cilat bazohet ekonomia e Maqedonisë dhe ajo botërore”, deklaroi Minoski.

Kredi të lira për ndërmarrjet e mesme dhe të vaoga do të ofrohen me valutën vendore, përmes bankave komerciale, direkt përmes BEZH ose me bashkëfinancim 50-50%, ndërsa kamata do të jetë prej 4 deri 5%./Telegrafi/