Mbi 35% e eksportit të Maqedonisë prodhohet në zonat industriale teknologjike, kurse një e treta e prodhimeve janë maqineri dhe pajisje transportuese, prodhime të sofistikuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo u tha nga ministri i financave, Kiril Minoski, në konferencën vjetore ”Euromoney” që mbahet në Vjenë, ku merr pjesë bashkë me guvernatorin, Dimitar Bogov.
Sipas njoftimit të Ministrisë së financave, Minoski ka folur për përfitimet nga investimet e jashtme në Maqedoni, duke radhitur uljen e papunësisë, rritjen e llojshmërisë së eksportit drejt prodhimeve me vlerë të shtuar, si edhe lidhja me kompani të jashtme./Telegrafi/