Këshilli kombëtar i minoritetit maqedonas në Serbi ka kërkuar që të refuzohet kërkesa për riemërimin e rrugës ”Goce Dellçev” në Beogradin e ri, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e Këshillit thuhet se rruga është emëruar me emrin e Goce Dellçevit, si shenjë miqësie në mes dy popujve, maqedonas dhe atij serb dhe si shenjë respekti për minoritetin maqedonas që jeton në Beograd.
Sipas Tanjug, Këshilli thekson se deklarimet për gjoja Dellçevi ka luftuar kundër serbve, janë të pa vërteta. Ndërkaq, propozohet që emri i Dellçevit të ndërrohet me emrin e Marshall Fyodor Tollbuhin, komandant i forcave sovjetike në çlirimin e Beogradit më 1994./Telegrafi/