Site icon Telegrafi

Minoritetet ia rrisin shpenzimet UP-së (Video)

Provimi pranues në Universitetin e Prishtinës, ia ka shtuar edhe një shpenzim tjetër këtij institucioni, pasi duhet të paguajë përkthyes për t’i përkthyer pyetjet në gjuhën e minoriteteve.

Kjo ka ndodhur pasi Ministria e Arsimit ia ka shtuar UP-së, edhe një kuotë prej 12% për studentë nga radhët e minoriteteve, raporton KTV.

E universitetit kjo kuotë dhe këto përkthime, i kanë hapur mjaft punë.

Faton Fetahu, asistent ligjor i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, thotë se me këtë çështje duhet të merret vetë UP-ja.

Vëzhguesi i sektorit të Arsimit, Rinor Qehaja, thotë se është i kotë shpenzimi që UP-ja do ta bëjë për përkthimin e testeve në gjuhë të huaja, pasi ata studentë që do të pranohen, studimet do t’i kryejnë në gjuhën shqipe.

KTV-ja merr vesh se UP-ja do t’i paguajë përkthyesit me nga 50 euro dhe deri tash janë siguruar vetëm ata të gjuhës turke. Por, studentët e minoriteteve do të mbajnë mësimin në gjuhën shqipe.

Exit mobile version