Telegrafi

Mino Raiola: Nuk ka pasur takime me Milanin për Ibran

Mino Raiola dhe Ibra (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)

Është folur shumë për një rikthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit te Milani.

Por, e gjitha është përgënjeshtruar nga agjenti i suedezit, Mino Raiola.

“Nuk jemi ulur për asnjë sekondë me Milanin për të folur rreth Ibras”.

Lexo po ashtu Maldini: Dua ta transferojë Ibrahimovicin në Milan

“Kemi bërë shumë takime me klube të ndryshme, por asgjë me Milanin”, ka thënë Raiola për Oraicon.it.

Aktualisht Ibra është pjesë e LA Galaxy, ku po shkëlqen. 37-vjeçari në 25 ndeshje me skuadrën në MLS ka shënuar 21 gola.

Festa e Ibras te një nga golat ndaj Interit (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Ibrahimovic ishte pjesë e Milanit për dy sezone, në 85 ndeshje kishte shënuar 56 gola.

Për sulmuesin e njohur evropian ka shfaqur interesim edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/