Është folur shumë për një rikthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit te Milani.
Por, e gjitha është përgënjeshtruar nga agjenti i suedezit, Mino Raiola.
“Nuk jemi ulur për asnjë sekondë me Milanin për të folur rreth Ibras”.
“Kemi bërë shumë takime me klube të ndryshme, por asgjë me Milanin”, ka thënë Raiola për Oraicon.it.
Aktualisht Ibra është pjesë e LA Galaxy, ku po shkëlqen. 37-vjeçari në 25 ndeshje me skuadrën në MLS ka shënuar 21 gola.
Ibrahimovic ishte pjesë e Milanit për dy sezone, në 85 ndeshje kishte shënuar 56 gola.
Për sulmuesin e njohur evropian ka shfaqur interesim edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/