Ai ka qarkulluar 500 milionë euro këtë verë dhe me disa nga fitimet e tij ka blerë shtëpinë e mafiozit të famshëm Al Capone.
Ai nuk ishte bërë kurrë një pizamen në picerinë e familjes në Harlem, ndërsa nëna Anunziata dhe babai Mario i besonin kuletën ndonjëherë.
Nga ai vit 1968-të, kur familja e tij emigroi nga Harlemi për në Holandë në kërkim të një jete më të mirë, ka kaluar shumë kohë dhe sot Carmine Raiola (emri i tij i vërtetë), për të gjithë i njohur si Mino, ka gjetur parajsën e tij, por jo me restorante.
Ai e kishte filluar punën e menaxherit me ‘Operacioni Bergkamp’ në vitet e 90-ta, kur ky kaloi te Interi, ndërsa kishte marrë nën menaxhim edhe lojtarë si Ibrahimovic, Nedved e shumë të tjerë.
Por këtë verë, Mino ka prishur të gjitha matematikat.
Ai ka organizuar transferimin e Paul Pogbas te Manchester United, që është edhe transferimi më i shtrenjti i të gjitha kohërave në historinë e futbollit.
Dhe me lojtar si Paul Pogba, Mkhitaryan, Ibrahimovic dhe të tjerë ai ka fituar hiq më pak se plot 50 milionë euro si menaxher i tyre.
Këtë shumë nuk e kanë fituar në këtë afat kalimtar as Milani me Interin së bashku.
Mino Raiola është padyshim mbreti i kësaj verë.
Pranverën e kaluar, revista e njohur ekonomike “Forbes” e ka pozicionuar atë në vendin e pestë mes menaxherëve më të rëndësishëm në botë, së bashku me Mendes, Barnett, Struth dhe Otin, duke zbuluar se ai fitonte 30 milionë euro në vit, shkruan The Sun.
Këtë verë ai ka qarkulluar hiq më pak se 500 milionë euro para, me transferimet, komisionet e përftuara dhe rrogat e lojtarëve.
Raila këtë sukses ka dashur ta festoj duke i bërë vetes një dhuratë të madhe.
Ai ka blerë një vilë me 8 dhoma, 6 banjo dhe një kopsht 3 mijë metra katrorë që ndodhet në Miami dhe që dikur zotërohej nga Al Capone, për të cilën ka shpenzuar 8 milionë euro.
Raiola është kthyer në një legjendë të vërtetë dhe thuhet se, deri tani, ka fituar rreth 300 milionë euro.
Ai nuk e ka mbaruar ende këtë verë pasi në derën e tij janë edhe rinovimi i Donnarumma me Milanin, e ardhmja e Matuidit dhe transferimi i Lukaku. Mos ta harrojmë edhe Balotellin që duhet t’i gjejë një skuadër. /Telegrafi/