Site icon Telegrafi

Mino Raiola ia ofron Barcelonës shërbimet e Erling Haalandit

Mirno Raiola është duke tentuar të bëjë një lëvizje të bujshme në verën e këtij vitit, pasi dëshiron që Erling Haaland t’i bashkohet Barcelonës.

Agjenti italian tashmë njihet si një strateg në transferime dhe ka realizuar ndër vite shumë transfere të mëdha.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Raiola është vënë në kontakt me Joan Laporta (kandidat për president të Barcelonës) për të diskutuar rreth mundësisë së marrëveshjes për sulmuesin norvegjez.

Skuadra katalunase nuk do ta ketë të lehtë transferimin e Haalandit, pasi në garë për të janë edhe Manchester United, Manchester Ciyt, Chelsea, Liverpool dhe Real Madridi.

Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi të kalojë edhe te Bayer Munichu, mirëpo Raiola me gjasë do ta ketë fjalën e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version