Matthijs de Ligt ka arritur marrëveshje me Juventusin, tani është në duart e Ajaixit – kështu ka thënë agjenti Mino Raiola, derisa raportohet edhe për interesimin e Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës.
Është raportuar gjatë gjithë javës së kaluar se Bianconerët kanë nënshkruar me mbrojtësin holandez kontratë pesëvjeçare, me një pagë prej nëntë milionë eurosh në vit.
Në fillimet e negociatave, Zonja e Vjetër kishte ofruar 50-55 milionë euro për shërbimet e De Ligtit, por që ishin në dijeni se do të refuzohej nga Ajaxi. Ndërsa tash, agjenti i tij ka konfirmuar se lojtari dhe Juve kanë arritur marrëveshje për kushtet personale.
“De Ligt ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe janë pajtuar rreth kushteve personale, mirëpo tani është në duart e Ajaxit”, ka thënë Raiola në një intervistë për De Telegraaf.
Blaugranëtt dhe parisienët janë po ashtu në garë për transferimin e 19-vjeçarit, por siç duket transferimin e lojtarit e kanë kompletuar torinezët.
Agjenti italian ka thënë se nuk do të ketë një rebelim nga ana e mbrojtësit holandez, të ngjashëm me atë të Antoine Griezmann, i cili nuk dëshiron të rikthehet te Atletico Madridi. /Telegrafi/