Telegrafi

Minnesota rikthehet te fitorja, triumfon ndaj LA Lakers (Video)

Minnesota Timberwolves ka vazhduar me paraqitje të mira këtë edicion në NBA.

‘Ujqërit’ kanê triumfuar ndaj Los Angeles Lakers në një ndeshje tejet interesante 119-111.

Lakers ishin në epërsi në çerekun e parë ku e përfunduan atë me rezultat 39-35.

Edhe pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsinë e skuadrës nga Kalifornia 65-62.

Në çerekun e tretë vendasit kërkonin ë riktheheheshin në lojë por paraqtije të mirë patën edhe mysafirët të cilët fituan edhe këtë çerek 26-22.

Rikthimi i Minnesotas në këtë sfidë ndodhi në çerekun e fundit ku falë paraqitjes fantastike nga Butler – Gibson fituan ndeshjen në fund.

Taj Gibson ishte më efikasi në këtë takim për vendasit me 28 pikë e shtatë kërcime.

Paraqite të mirë pati edhe Jimmy Butler me 24 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime si dhe fundori Jeff Teague që 20 pikë të tjera.

Tek Lakers në këtë sfidë u dallua Julius Randle me 23 pikë e nëntë kërcime.

Lojë të mirë treguan edhe Ivica Zubac me 19 pikë e 11 kërcime si dhe Brandom Ingram me 17 të tjera por që nuk mjaftuan për fitoren e Lakers.

Fitorja ndaj Lakers e pozicionon Minnesottan në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore, ndërsa skuadra nga Kalifornia mbetët në pozitën e 11-të. /Telegrafi/

Rezultatet:

Minnesota Timberwolves – LA Lakers 119-111

Milwauke Bucks – Denver Nuggets 123-134