Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar Kosovën në 23-vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Xhaçka me anë të një shkrimi në rrjete sociale ka thënë se është mirënjohëse të gjithë atyre që luftuar dhe sakrifikuan për këtë ditë.
“Urime Kosovë ?? për ditën e lirisë! Një ditë e shënuar në historinë e gjithë popullit shqiptar. Mirënjohje përjetë për të gjithë ata që luftuan e sakrifikuan kaq shumë për këtë ditë, UÇK-së dhe udhëheqësve të saj për luftën heroike, dëshmorëve dhe veteranëve të kësaj lufte, që u përballën me forcat barbare të [Sllobodan] Milosheviqit”, ka shkruar Xhaçka.
Po ashtu, ajo ka thënë se është mirënjohëse ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, NATO-s dhe SHBA-së.
“Mirënjohje Presidentit [Ibrahim] Rugova, vizionarit të lirisë së Kosovës. Mirënjohje të thellë NATO-s dhe SHBA-ve. Kosova ka bërë shumë rrugë që nga ajo ditë dhe ka ende shumë rrugë për të bërë. Por një gjë është e sigurt: njësoj si gjatë luftës, njësoj si pas luftës, edhe sot edhe përgjithnjë Shqipëria e shqiptarët do të vazhdojnë të punojnë e mbështesin Kosovën në çdo kohë e në çdo sfidë”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/