Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles, ka deklaruar se Spanja është e përfshirë në misione të përhershme të NATO-s që nuk janë ofensive dhe të fokusuara në ruajtjen e paqes.
Ministrja theksoi se ky vend kurrë nuk ka menduar për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë, në kohën kur janë rritur tensionet me Rusinë, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht që Spanja së fundmi ka shpërndarë luftanijet në misione të NATO-s në Detin e Zi dhe ka ofruar dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Bullgari, Robles tha në televizionin spanjoll Onda Cero, se vendi i saj nuk planifikon t’i dërgojë ushtarët spanjollë të luftojnë në territorin e Ukrainës.
“Anëtarja e pestë e NATO-s mbështetet në atë që nëse vjen deri te agresioni në ndonjë vend anëtar, të gjitha tjerat duhet reaguar. Por Ukraina nuk është anëtare”, shtoi Robles. /Telegrafi/