Telegrafi

Ministrja shqiptare: Shqipëria do të jetë një prej vendeve që do prodhojë një sasi të rëndësishme nafte dhe gazi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku ka njoftuar sot se Shqipëria do të jetë një prej vendeve që do të prodhojë një sasi të rëndësishme gazi dhe nafte.

Balluku bashkë me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencialë tha se me padurim po presin rezultatin e eksplorimit që do të jetë një zbulim i madh, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zbulohet sasi e madhe e naftës dhe gazit në Shqipëri, Rama nga Holanda: Ndryshon të ardhmen tonë dhe të Evropës

“SHELL po punon në Shqipëri prej disa kohe dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit që do të jetë një zbulim i madh, por ende pa dhënë e shifra…

Është e sigurt se Shqipëria do të jetë një prej vendeve që do prodhojë një sasi të rëndësishme gazi dhe nafte. E ndarë me 60 për qind për naftë dhe 40 për qind për gazin”, tha ndër të tjera Balluku. /Telegrafi/