Site icon Telegrafi

Ministrja Shahini i bën thirrje të gjithë qytetarëve nga Kosova të bëhen pjesë e ekipeve vullnetare

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini përmes një video-mesazh të postuar në Facebook, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve nga Kosova të bëhen pjesë e ekipeve vullnetare për të dhënë kontributin e tyre pas tërmeteve në Shqipëri.

Ajo fton qytetarët për menaxhim më të mirë të situatës.

“Dua të ju falënderoj në emër të qeverisë për vullnetin që keni treguar, në këtë fazë shumë të vështirë që po kalon Shqipëria. Në mënyrë që të koordinojmë punon tonë të përbashkët të regjistroheni në formularin që është në linkun bashkangjitur me këtë video. Kjo në ndihmon të dimë sa ndihmesë mund të kemi jashtë strukturave të qeverisë, kjo bënë rrugën tuaj deri këtu më të vlefshme”, shprehet Shahini.

Lexo po ashtu Ende asnjë vendim për rifillimin e mësimit pas tërmeteve, ministrja Shahini paraqet dy mundësi

Shkrimi i plotë në Facebook

Të gjithë bashkatdhetarët nga Kosova që duan të bëhen pjesë e ekipeve vullnetare për të dhënë kontributin e tyre, i ftoj të regjistrohen fillimisht në linkun e mëposhtëm në mënyrë që të koordinojmë sa më mirë punën tonë në menaxhimin e situatës.

https://docs.google.com/…/1FAIpQLSfOTHNA8QH9vZ_oAV…/viewform

Mirënjohje pafund për angazhimin e vullnetin tuaj maksimal! /Telegrafi/

Exit mobile version