Telegrafi

Ministrja serbe: Autoritetet e Kosovës vendosin nëse Serbia do të jetë pjesë e hetimeve të vrasjes së Ivanoviqit

Beograd, 4. novembra 2016 - Ministarka pravde Nela Kuburovic na konferenciji o funkcionisanju javnobeleznicke profesije i sudijskoj praksi. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb

Ministria serbe e Drejtësisë qysh të martën i ka dërguar një kërkesë të EULEX-it dhe i ka përcjellë kërkesën e Prokurorisë për krimin e organizuar që t’i dorëzohen të gjitha të dhënat e mbledhura për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, dhe për aq sa është e mundur edhe procesverbalet e hetimit dhe dëgjimit të dëshmitarëve të kryera nga Prokuroria e Kosovës. Kështu ka thënë sot ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq.

Siç raporton “Tanjugu”, ministrja serbe ka thënë se deri më tani nga EULEX-i nuk ka informacione kthyese, duke potencuar se, janë autoritetet e Kosovës janë ato që vendosin nëse Serbia do të jetë pjesë e hetimit të kësaj vrasjeje, e jo EULEX-i, përcjell Telegrafi.

“Shtrohet pyetja është nëse ekziston vullneti që Serbia të marrë pjesë në hetim, për çka  nuk vendos nga EULEX-i, i cili vetëm përcjell kërkesën tonë te autoritetet e Kosovës, të cilat do të vendosin nëse Serbia do të marrë pjesë në hetim”, tha Kuburoviq

Ajo tha se në katër vitet e fundit, rreth 3.000 kërkesa janë dërguar midis autoriteteve serbe dhe të Kosovës, duke potencuar se më së shumti kërkesa kishte për çështjet penale dhe civile, por nuk kishte bashkëpunim me Prokurorinë serbe për Krimet e Luftës, e cila nuk merr informacione nga autoritetet e Kosovës.

“Unë shpresoj se në rastin e Oliver Ivanoviqit do të na përgjigjen”, tha Kuburoviq. /Telegrafi/