Në veri të Mitrovicës të hënën në mëngjes u vendosen posterë me fotografinë e ministres së re të pushtetit lokal.
Mirjana Jevtiq aty paraqitet si një vajzë e klubeve të natës, të cilës ia dhanë postin presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa bashkë me shefin e listës serbe, Slavko Simiq.
E në Prishtinë, në të njëjtën ditë, Mirjana Jevtiq, mori detyrën të cilën nuk e ka të sigurt, nëse pyetet, zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, njofton Klan Kosova.
Stojanoviq, vazhdon të mendon se Mariqi, u hoq nga detyra me një marrëveshje, Qeveri dhe disa politikanë serb, pa u pyetur fare ata e lëre më Beogradi.
Por krejt kjo situatë duket se e ka kënaqur deputetin nga pakica serbe, Slobodan Petrovic, i cili thotë se po bëjnë histori pasi që një bashkëkombase e tyre u bë ministrja e parë serbe në Qeverinë e Kosovës.
Ndryshe, Klan Kosova, mëson se në Qeveri po shqyrtohen mundësi edhe të ndërrimit të politikanëve tjerë serbë.