Telegrafi

Ministrja gjermane e mbrojtjes i kërkoi Rusisë të ndërmerr aksione, ndaj aktivistit të vrarë në Berlin

Annegret Kramp-Karrenbauer ka thënë sot se Rusia duhet të ndërmerr veprime të mëtejshme, në hetimin për vrasjen e një burri gjeorgjian më 23 gusht.

Zelimkhan Khangoshvili, një aktivist 40 vjeçar nga Gjeorgjia, u qëllua prej një distance të afërt nga një çiklist, në një park të vogël në Berlin të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Viktima, një çeçen etnik, thuhet se ka luftuar kundër Rusisë në Luftën e Dytë Çeçene dhe besohet se ka pasur lidhje me inteligjencën ushtarake gjeorgjiane.

Sipas ministres gjermane të mbrojtjes, agjencitë e inteligjencës ruse kanë luajtur rol të rëndësishme në vrasjen e tij dhe se Rusia duhet të ndërmerr aksione, për ta zbuluar ngjarjen në tërësi.

“Provat janë të rënda. Së bashku me vrasjet në Britani të Madhe dhe sulmet e ndryshme që lidhen me Rusinë, ilustrojnë një pikturë shumë shqetësuese”, ka thënë ministrja Karrenbauer.

Doutche Welle raporton se prokurori federal i Gjermanisë, ka marrë përsipër përgjegjësinë për hetimin e vrasjes. /Telegrafi/