Site icon Telegrafi

Ministrja finlandeze për Çështje Evropiane: Këtë vjeshtë mund të kemi rezultate pozitive sa i përket heqjes së vizave për Kosovën

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen ka thënë se e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Në një konferencë për media pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ajo shoti se Finlanda mbështet të gjitha aspiratat e Kosovës për rrugën evropiane,

“Kosova është i vetmi vend që nuk ka viza në Ballkanin Perëndimor është. Shpresoj që BE-ja do ta zgjidh këtë problem të vonuar në muajt e ardhshëm dhe ne mbështesim fuqimisht Kosovën. Jam optimiste që do të vazhdojmë para në këtë çështje, besoj se në muajt në vijim ndoshta në këtë vjeshtë mund të shohim rezultate”, ka deklaruar Tuppurainen.

Tuppurainen ka theksuar se Finlanda gjithashtu mbështet edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ne mbështesim edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është një projekt i veçantë. Mbështetja jonë nuk mungon as edhe për përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për punën në dialog. E kuptojmë që Kosova e ka të drejtën ligjore të plotë të bëjë lëvizjet e saj, kur ka të bëjë me targat”, tha Tuppurainen. /Telegrafi/

Exit mobile version