Telegrafi

Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi: Sportistët do të përfshihen në Pakon Emergjente

Është shënuar Dita Botërore e Sportit dhe Mjedisit në Kosovë, me disa aktivitete sportive simbolike të organizuara nga Komiteti Olimpik i Kosovës si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, me këtë rast ka thënë se sporti është shëndeti i një shoqërie.

Kështu që ajo ka premtuar mbështetje të madhe për sportistët, duke folur në veçanti edhe për Pakon Emergjente, ku parashihet ndihmesë financiare për sportistët.

Lexo po ashtu Ndihma për sportistë e artistë, ministrja Vlora Dumoshi: Na është thënë t’i gjejmë nga buxheti i MKRS

“Sot është dita e parë ku unë jam si ministre në qeverinë ‘Hoti’ dhe ne bashkërisht do të punojmë shumë, sidomos për sportin”, ka thënë Dumoshi.

Duke shtuar se sot në mbledhjen e Qeverisë do të diskutohet edhe për Pakon Emergjente, që do t’u dalë në ndihmë sportistëve.