Site icon Telegrafi

Ministrja e Sportit të Francës del me reagim për sjelljen e tifozëve të Liverpoolit para finales së Ligës së Kampionëve

Ministrja e Sportit të Francës, Amelie Oudea-Castera, ka fajësuar tifozët e Liverpoolit pa bileta për skenat tronditëse jashtë “Stade de France” në prag të finales së Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma.

Ndeshja mes The Reds dhe Real Madridit në Paris nisi me 36 minuta vonesë pasi mijëra tifozë të skuadrës angleze patën vështirësi të futeshin në stadium, pavarësisht se dukej se kishin mbërritur me shumë kohë në dispozicion.

Kishte skena jashtëzakonisht shqetësuese jashtë stadiumit, pasi mbështetësit e Liverpoolit u mbajtën në kushte të vështira nga policia dhe u spërkatën me gaz lotsjellës.

Lexo po ashtu Policia franceze del me bilancin për Ligën e Kampionëve - shumë të arrestuar dhe të plagosur

“Ajo që ndodhi, para së gjithash, ishte ky tubim masiv i mbështetësve britanikë të klubit të Liverpoolit, pa bileta, ose me bileta false”, ka deklaruar Oudea-Castera gjatë një interviste për radion franceze “RTL” të hënën.

“Kur ka kaq shumë njerëz në hyrje të stadiumit, do të ketë njerëz që përpiqen të hyjnë me forcë nga dyert e Stade de France dhe një numër i caktuar të rinjsh nga zona e afërt që ishin të pranishëm u përpoqën të hynin brenda, duke u përzier me turmën”.

Lexo po ashtu Zhduket tifozi i Liverpoolit, babai i dy fëmijëve - familja e alarmuar del me apel për ndihmë

UEFA, organizatorët e të gjithë ngjarjes, në thelb mbështeti pretendimet e ministres të sportit.

Liverpooli që atëherë ka bërë thirrje për një hetim zyrtar mbi ngjarjet, duke përmendur ‘çështje të papranueshme’ për mbështetësit e klubit të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version