Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është rruga para për të dyja palët.
Ajo këto komente i bëri pas takimit që pati me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Linde përmes një postimi në Twitter ka thënë se të dyja vendet si Kosova ashtu edhe Serbia duhet ta kenë prioritet dialogun.
Good discussions with EU special representative @MiroslavLajcak on the EU-facilitated Belgrade-Pristina dialogue. Normalisation between Kosovo and Serbia is the way forward. Both countries should make the dialogue a priority. pic.twitter.com/0H4MMqEOWR
— Ann Linde (@AnnLinde) May 10, 2021
“Një diskutim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, për dialogun Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga BE-ja. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi është rruga para. Dy shtetet duhet ta bëjnë prioritet dialogun”, ka shkruar Ann Linde.
Lidhur me këtë takim ka folur edhe diplomati sllovak, Miroslav Lajçak i cili tha se së bashku me ministren suedeze Linde, diskutuan për nevojën e forcimit të besueshmërisë së BE-së në rajon, si dhe rolin e dialogut dhe rëndësinë e OSBE-së që luan në terren. /Telegrafi/
Ahead of today’s FAC discussion on the Western Balkans, I met with 🇸🇪 Foreign Minister and @OSCE Chair @AnnLinde. We spoke about the need to strengthen 🇪🇺 credibility in the region, the Dialogue and the important role the OSCE plays on the ground. https://t.co/RHY1X5Z74H
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 10, 2021