Site icon Telegrafi

Ministrja e Jashtme gjermane: BE të mbajë premtimin për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka thënë sot se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Baerbock ka bërë një deklaratë të tillë në përfundim të mbledhjes së Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në BE.

Ministrja gjermane ka bërë thirrje që të nisin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë duke theksuar se është “kyçe për sigurinë e BE-së” por edhe një “çështje gjeopolitike”.

“Duhet të mbajmë premtimet tona dhe të nisim negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Baerbock. /Telegrafi/

 

Exit mobile version