Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka komentuar zhvillimet e fundit në veri, ku si pasojë e sulmit terrorist mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Baerbock ka shkruar se Serbia duhet të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.
“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që dikush bën për de-përshkallëzim. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka shkruar Baerbock. /Telegrafi/
Nach dem Angriff auf die Polizei in #Kosovo muss sich jeder seiner Rolle für Frieden bewusst sein. In der angespannten Lage auf dem Westbalkan misst sich Verantwortung daran, was man für #Deeskalation tut. Gerade auch Serbien muss unzweideutig zum Gewaltverzicht aufrufen.
— Außenministerin Annalena Baerbock (@ABaerbock) September 26, 2023