Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të arrij sot pasdite për vizitë dy ditore në Kosovë.
Baerbock do të pritet në Aeroportin e Prishtinës, nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Kështu ka bërë të ditur MPJD përmes një njoftimi për media.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj.Donika Gërvalla- Schwarz do ta mirëpres sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ministren e Jashtme të Gjermanisë znj.Annalena Baerbock. Baerbock do të qëndroj në vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ministrja e jashtme gjermane pritet të arrij në Prishtinë rreth orës 16:30. Ajo pasdite rreth orës 18:30 do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit është njoftuar se do të ketë një konferencë të përbashkët mes Kurtit dhe Baerbock.
Kurse në orën 17:30 presidentja Vjosa Osmani do ta pres në takim ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Ndërkaq nuk dihen detaje tjera rreth agjendës së ministres së jashtme gjermane. /Telegrafi/