Më 9 qershor të këtij muaji janë bërë dy vite që kur legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë.
Po atë ditë është bërë zbulimi i bucetës fituese për shtatoren e Fadil Vokrrit.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se në projekt është i përfshirë edhe një park memorial, ndërsa do të kryhet në muajin tetor.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka parashtruar kërkesën që parkun dhe shtatorja të vendosen tek stadiumi i kryeqytetit. Më 9 qershor 2020, në 2 vjetorin e vdekjes së legjendës sonë të sportit Fadil Vokrri kemi prezantuar bucetën fituese të skulptorit Agron Blakçorit, e përzgjedhur nga juria profesionale….Finalizimi i projektit të shtatores dhe të parkut do të bëhet në muajin tetor” ka deklaruar Dumoshi
Kjo shtatore pritet të kushton 48 mijë euro, kurse për lokacionin pritet të vendoset nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, ndërsa do të jetë tre metra e gjatë.
Kujtojmë që Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018 në moshën 57 vjeçare, pas një sulmi në zemër. /Kosova Press/