Ministrja britanike për fqinjësi evropiane dhe Amerikë Wendy Morton, ka dhënë detaje për takimin që e ka zhvilluar me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në një postim në Twitter shkroi se ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
“Unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi në takim me të Dërguarin Special, Miroslav Lajçak”.
Tutje theksoi se janë të angazhuar për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi.
“Ne u pajtuam që të vazhdojmë të ndërtojmë mundësi për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit për të përfituar i gjithë rajoni”, shkroi Morton.
Ndërkaq, jo i lehtë është vlerësuar takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në kuadër të rifillimi të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ishte mbajtur me 15 qershor.
Edhepse takimi është përshkruar me tensione, megjithatë u tha se është ishte i rëndësishëm dhe i domosdoshëm mbajtja e këtij takimi.
Në takimin e ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pala kosovare dhe ajo serbe paraqitën qëndrimet e tyre për agjendën e dialogut, por që nuk arritën ndonjë pajtim.
Kurti para mediave potencoi se në takim kanë shprehur qëndrimin kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme.
“Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë. Nuk u pajtuam për agjendën e dialogut të ardhshëm”, ishte shprehur Kurti.
Ndërkaq, sipas Lajçak, takimi i radhës Kurti – Vuçiq pritet të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik./Telegrafi.
I reconfirmed UK’s support for the Serbia/Kosovo Dialogue today in discussion with EU Special Representative @MiroslavLajcak. We agreed to continue work together to build on opportunities to secure a comprehensive & sustainable normalisation agreement to benefit the entire region
— Wendy Morton MP (@morton_wendy) June 24, 2021