Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë, Julie Bishop sot do të qëndrojë në Maqedoni për vizitë zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja Bishop, paralajmëroi MPJ e Maqedonisë, do të ketë tet a tet takim me nikoqirin e saj, Nikolla Dimitrov.
Janë paraparë biseda midis delegacioneve të ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Australisë, njofton AIM.
Siç paralajmëroi shërbimi kuvendor për informim, shefi i diplomacisë australiane pasdite do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. /Telegrafi/