Ministrja belge e Shëndetësisë, Maggie De Block, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me maskën që ajo e kishte bartur në fytyrë në Parlament.
Ai kishte shtypur në maskë fytyrën e saj. De Block ka publikuar në Twitter fotografinë ku shihet me maskën që e kishte shtypur fytyrën e saj, dhe kishte shkruar se “të hyrat e kësaj maske do t’i jap për bamirësi”, transmeton Telegrafi.
Gisteren zette ik een masker op waarvan de opbrengst naar het goede doel gaat.https://t.co/t2eRNgn77W
— Maggie De Block (@Maggie_DeBlock) July 15, 2020
Kujtojmë që në Belgjikë nga java e kaluar është bërë e obligueshme bartja e maskave në ambient të mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë.
Ndërkaq dje është raportuar se Belgjika nuk ka regjistruar raste të vdekjeve nga coronavirusi brenda 24 orëve. Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend ka shkuar deri më tani në 9.787.
Uw minister van Volksgezondheid.
VINDT U DIT NOG NORMAAL? pic.twitter.com/9bcykD4py7
— Amber (@realist_amber) July 14, 2020
Belgjika renditet në vendin e 12-të në botë për numrin e viktimave. /Telegrafi/