Site icon Telegrafi

​Ministrja Bajrami kërkon votimin e projektligjeve për marrëveshjet ndërkombëtare financiare

Foto: Arkiv

Në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës po shqyrton pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare për votimin e tyre.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrmai ka arsyetuar para deputetëve projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për financim ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar, përcjell Telegrafi.

Bajrami duke kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje, tha se vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 22.3 milionë euro me normë të interesit 1.25 përqind me përshtatje të bazës së interesit dhe tarifë të shërbimit prej 0.75 përqind.

Lexo po ashtu Krasniqi: Nuk do të votojmë asnjë nga pikat e paraqitura në seancë

“Është një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit ndërkombëtar për Zhvillim pjesë e Bankës Botërore e cila do të implementimet nga Fondi Kosovar për garantimin e kredive. Projekti është negociuar nga ekipi i kryesuara nga ministria e Financave në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me Bankën Botërore si partner i rëndësishëm në Kosovë. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes 22.3 milionë euro me normë të interesit 1.25 përqind me përshtatje të bazës së interesit dhe tarifë të shërbimit prej 0.75 përqind, gjë që e bën këtë kredi mjaft të volitshme. Periudha e kthimit është 25 vjet dhe grejs periudha është 5 vite. Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi qasjes në financa për ndërmarrjet të vogla dhe të mesme, duke e forcuar kapacitetin financiar të Fondit Kosovar për garanci kreditore”, tha Bajrami.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se nuk do ta votojnë asnjë prej këtyre pikave.

“Nuk kemi votë për qeverinë e mashtrimeve 2.0. Nuk do të marrim pjesë në pikat në vijim të seancës”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version