Site icon Telegrafi

Ministritë e Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Malit të Zi shprehen të kënaqur nga bashkëpunimi në mes tyre

Një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, e udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Sllobodan Filipoviç, me ftesë të, Sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Dragan Nikoliq, realizoi një vizitë pune në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të vizitës, u theksua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dypalësh mes dy ministrive dhe ushtrive, një bashkëpunim që mund të jetë një shembull për rajonin. Sidomos theksohet bashkëpunimin në fushën e edukimit të kadetëve nga Mali i Zi, në Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë, i cili është realizuar në mënyrë të vazhdueshme që nga vitit 2010, si dhe trajnimin e fluturimit për anëtarët nga aviacioni i të dy ushtrive. Sekretari i Shtetit Nikoliq e njohu Filipoviç me prioritetet strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes, veçanërisht me miratimin e Raportit Strategjik të Mbrojtjes dhe aktiviteteve që rrjedhin prej tij.

Në kuadër të qëndrimit në Maqedoni, delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi vizitoi Brigadën e Forcave Ajrore ku u njoftua me misionin dhe detyrat e brigadës, ndërsa bisedimet gjithashtu u përqendruan në bashkëpunimin e deritanishëm të frytshëm dhe rrugët për zhvillimin e saj në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version