Site icon Telegrafi

Ministria palestineze në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, thotë se në 24 orët e fundit janë vrarë 163 persona nga sulmet izraelite

Në sulmet izraelite në Gazë, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 163 persona, kurse 350 tjerë janë lënduar, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.

Një numër i madh i viktimave janë akoma nën rrënojave kurse ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që të arrijnë deri te ata u tha ndër tjera nga kjo ministri, transmeton Telegrafi.

Sulmet e fundit kanë vënë bilancin e përgjithshëm në Gazë në 24.448 mijë të vrarë dhe 61.504 të plagosur. Bëhet fjalë për periudhën nga 7 tetorit e deri më sot.

Lexo po ashtu Eurodeputetja irlandeze: Biden, pretendoni se jeni irlandez - për shkak të Gazës paraardhësit tuaj ju mohojnë

Në anën tjetër, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby ka thënë se i dërguari i SHBA-së në Doha, Brett McGurk do të vazhdojë me përpjekjet që të arrihet një shkëmbim i ri i pengjeve të Hamasit me këmbim të burgosurve palestinezë që gjenden nëpër burgjet e Izraelit.

“Ajo që mund t’ju them është se ne po punojmë për këtë me shumë zell. Do të thosha se jemi duke pasur diskutime shumë serioze dhe intensive në Katar për mundësinë e një marrëveshjeje tjetër. Shpresojmë se do të realizohet së shpejti”, tha Kirby.

Informacionet e fundit nga Gaza thonë se forcat izraelite po lëvizin drejt spitalit më të madh në Khan Younis, që do të thotë se pacientët dhe ata që kërkuan strehim në spital duhet të ikin. /Telegrafi/

Exit mobile version