Mbi 15.900 palestinezë, në mesin e tyre 250 punonjës shëndetësor, janë vrarë në Gazë nga fillimi i luftës më 7 tetor, ka njoftuar sot ministria palestineze e Shëndetësisë.
Numri i të vdekurve vazhdimisht po rritet, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që forcat izraelite të kufizojnë dëmet mbi civilët në fazën e re të ofensivës ushtarake në Gazë që filloi më 1 dhjetor, kur edhe u ndërpre armëpushimi i përkohshëm i arritur me Hamasin, tha ministrja e Shëndetësisë, Mai al-Kaila në një konferencë për media në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor.
Mbi 40.900 persona në Gazë janë plagosur gjatë bombardimeve izraelit, thuhet ndër tjera nga kjo ministri palestineze, transmeton Telegrafi.
“Nëse vazhdohet me këtë rizëm të forcave izraelite, sektor shëndetësor do të mund të shembej plotësisht”, tha Al-Kaila.
Gjithashtu theksoi se ministria po tenton që në kohë reale të numëroj të vdekurit, por pret që numri përfundimtar do të jetë shumë më i madh.
Kjo ndodhë për shkak të qindra personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë sulmeve ajrore, kurse autoritetet kompetente për largimin e kufomave nga vendet ku janë bombarduar, Al Kaila thotë se mezi po funksionojnë. /Telegrafi/