Site icon Telegrafi

Ministria ndëshkon zyrtarët ‘dembelë’

Nga 18 centë e deri në 72 euro janë gjobat që kanë paguar për vonesa gjatë tre muajve të fundit zyrtarët e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MPAL). Kjo duke u bazuar në një vendim të sekretarit, Besnik Osmani, që synon të vërë rregull sa i përket vijueshmërisë brenda institucionit.
Por zyrtarë të MAPL-së po e kundërshtojnë vendimin, duke e quajtur të paligjshëm

Ora e vendosur në korridorin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal shënonte dymbëdhjetë. Zyrtarët tek këtë kohë i ofrohen ashensorit, në katin e trembëdhjetë të objektit të ish-Rilindjes, ku janë zyrat e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Mund të kalonin minuta të tërë derisa ashensori të vinte për t’u ngarkuar me zyrtarët e kësaj Ministrie. Por, këtyre zyrtarëve për çdo minutë vonesë në punë, me vendimin e sekretarit të përhershëm, Besnik Osmani, të cilin e ka parë gazeta “Zëri”, do t’u ndalen para nga paga. /Telegrafi/

Exit mobile version