Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë i siguron QKMF-së në Istog autoambulancë dhe material shpenzues anti COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nga ministria që ai drejton i ka siguruar një autoambulancë Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Istog.

Zemaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se po ashtu iu kanë siguruar material shpenzues kundër COVID-19, për nevojat e personelit shëndetësor dhe qytetarëve që marrin shërbime shëndetësore në mjekësinë primare.

“QKMF-Istog, i kemi siguruar një  autoambulancë dhe si më parë kemi dërguar edhe material shpenzues të konsiderueshëm kundër Covid 19, për nevojat e personelit shëndetësor dhe qytetarëve që marrin shërbime shëndetësore në mjekësinë primare. Përkujdesja primare është thelbësore për suksesin e sistemit shëndetësor në vend, andaj, investimet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në këtë nivel të përkundesjes, shtojnë cilësinë në tërë sistemin shëndetësor. Respekt për profesionistët shëndetësorë që veprojnë të parët në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj. /Telegrafi/