Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit: Burri i infektuar me coronavirus kishte udhëtuar në Francë përmes Serbisë

Një 44-vjeçar shtetas i Egjiptit që kishte udhëtuar përmes Serbisë në Francë për të vazhduar më pas në vendlindje, dhe është personi i tretë që në këtë vend është diagnostfikuar me coronavirus, raporton “Egypt Independent”.

“Burri që kishte udhëtuar në Francë i kishte kaluar 12 orë duke pritur aeroplanim, ndërsa ishte nisur nga Serbia”, ka njoftuar zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Egjipt, Kalid Megahed, transmeton Telegrafi.

Ministri ka shtuar se me të mbërritur në Egjipt pacienti nuk kishte shfaqur simptoma të virusit. Megjithatë simptomat filluan të shfaqen disa ditë më vonë, me c ‘rast është detyruar të kërkoj ndihmë në spital. Testet e COVID 19 kanë rezultuar pozitive, kurse burri është futur në karantinë.

Ministri i Shëndetësisë ka shtuar se për këtë rast është informuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndryshe ky është rasti i tretë i konfirmuar me coronavirus në Egjipt. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version