Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se nga fillimi i luftës janë vrarë 27,365 persona – 127 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës që udhëhiqet nga Hamasi, ka njoftuar se 27.365 persona janë vrarë që nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

Sipas tyre shumica prej të vrarëve janë gra, fëmijë dhe të rinj. Ndërkaq është theksuar se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 127 persona, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër është bërë e ditur se nga 7 tetorit kur filloi lufta, janë plagosur 66.630 palestinezë.

E sipas të dhënave më të fundit, që nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit, janë vrarë 1.139 izraelitë.

Mediat izraelite raportojnë se në ofensivën tokësore në Gazë të nisur në fund të tetorit, 225 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version