Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë në Gaza pretendon se numri i të vrarëve palestinezë nga 7 tetori, ka shkuar në mbi 31 mijë

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza që udhëhiqet nga Hamasi, numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva ushtarake izraelite nga 7 tetorit i vitit të kaluar, ka shkuar në 31 mijë.

Nga kjo ministri thonë se numri i palestinezëve të vrarë më saktë është 31.045, kurse 72.654 tjerë janë plagosur.

Ata nuk bëjnë dallime mes luftëtarëve të Hamasit të vrarë si dhe civilëve, që i përfshijnë në këto shifra, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Izraeli njofton se vetëm gjatë sulmeve të fundit janë eliminuar dhjetëra luftëtarë të Hamasit

Në anën tjetër Izraeli vazhdimisht akuzon këtë ministri për fryrje të numrave dhe manipulime, duke mohuar kategorikisht të dhënat.

Ndryshe gjendja në Rripin e Gazës vazhdon të jetë shumë e rëndë, kurse civilët po ballafaqohen me mungesë të madhe të ushqimit dhe ujit të pijshëm. /Telegrafi/