Ministria e Shëndetësisë ka dalur me një kumtesë me rekomandime për banorët e Tetovës dhe rrethinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Organizata Shëndetësore Ndërkombëtare e ka shpallur ndotjen e ajrit si një ndër rreziqet kryesore ndaj shëndetit të njeriut. Duke e pasur parasysh ndotjen e ditëve të fundit në qytetin e Tetovës, ministria e shëndetësisë i bën këto rekomandime për kujdes dhe mbrojtje personale të qytetarëve: Qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura dhe të mos dalin nga shtëpia e tyre (veçanëriht të moshuarit dhe personat me svmundje respiratore dhe kardiovaskulare), personat me astma detyrimisht t’i mbajnë inhalatorët e tyre me vete. Në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të paraqiten te mjeku, të zvogëlohet aktiviteti fizik në rajonet e ndotura dhe në vende të hapura, të përdoret më shumë transporti publik, të shmangen rrugët me trafik më të dendur dhe të ndiqen informacionet për nivelin e ndotjes së ajrit dhe rekomandimet e mjekëve’, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë./Telegrafi/