Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë: Jemi gati për UEFA Superkupën në Shkup

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate njofton se në prag të “UEFA Super Cup” Klinika për Toksikologji ka siguruar ekipe të dyfishta për kujdestari në 48 orët e ardhshme, si dhe ekipe tjera në thirrje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me qëllim për ndihmë eventuale më të suksesshme për të ftuarit, apelojmë dhe kujtojmë qytetarët e Shkupit që t’i përdorin shërbimet e Qendrës Emergjente në SPQ 8 Shtatori – si objekti më i afërt ku ata mund të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në kuadër të ndihmës mjekësore emergjente të Shtëpisë Shëndetësore Shkup – janë siguruar ekipe shtesë, kurse automjete për ndihmë emergjente mjekësore do të jenë të pranishme në sheshin Maqedonia, ku do të zhvillohet transmetimi qendror.

Ministria e Shëndetësisë, informoi të gjitha institucionet shëndetësore publike për shkallë më të lartë të gatishmërisë, pra për të siguruar ekipe të mjaftueshme për rritje të mundshme të numrit të pacientëve. /Telegrafi/