Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë: Janë siguruar mjete për specialistët privat

Ministria për Shëndetësi me ndihmën e Qeverisë ka siguruar mjete buxhetor për pagimin e specialistëve privat të regjistruar në janar të viti 2018-të. Një informacion i këtillë vjen për shkak se specialistët privat dërguan letër të hapur deri tek kryeministri Zoran Zaev, ku thuhet se deri më tani nuk janë paguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë 92 specialistët privat çka kanë të drejtë të marrin pagë mujore të konkursit të fundit për specialistët privat nuk kanë qenë të ndara në buxhetin e Republikës së Maqedonisë të miratuar në fund të viti 2017-të. Nga këto shkaqe zyrtarët kompetent kanë punuar për një kohë të gjatë me qëllimin që të sigurojnë mjete buxhetore për të gjithë kolegët specialist të marrin pagë të rregullt mujore. Me këtë ia arrin qëllimit tonë që të gjithë specialistët të shpërblehen për mundin e tyre”, thonë nga Ministria.

Lexo po ashtu Mjekët privat specialistë me letër të hapur për kryeministrin Zoran Zaev

Nga atje theksojnë se mjetet e specialistëve do të paguhen në mënyrë rekreative, gjegjësisht nga momenti kur Ministria u obligua dhe premtoi pagimin, domethënë nga qershori i vitit 2018-të. /Telegrafi/

Exit mobile version