Ministria e Shëndetësisë është njoftuar pasdite nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, se, sot në vendin e tij të punës është sulmuar me thikë, në Klinikën e Urologjisë (QKUK), infermieri F.B, derisa po kryente punën e tij.
Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë shpreh shqetësimin e saj për këtë sulm dhe dënon ashpër atë dhe sulmet e tjera që kanë ndodhur ndaj personalit shëndetësor kudo në Kosovë.
Pavarësisht rrethanave të cilat kanë çuar te ky sulm, të cilat duhet t’i zbardhin organet e rendit.
MSh konsideron se ofendimet, sulmet dhe dhuna ndaj profesionistëve shëndetësor janë të papranueshme dhe kryerësit e këtyre akteve kërkon të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi.