Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë bën kategorizimin e komunave, në zonën e kuqe janë 21 komuna

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kanë vlerësuar situatën epidemiologjike dhe kanë bërë sërish kategorizimin e komunave.

Zemaj ka thënë se me kategorizimin e re në zonën e kuqe janë shtuar edhe dy komuna, nga 19 sa kanë qenë tash janë 21, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, Zemaj theksoi se në zonën e verdhë janë 10 komuna, kurse në zonën e gjelbër 7 komuna.

zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.

zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.

zonën e gjelbër janë 7 komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.

Shpjegim:

Zona e kuqe: Mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)

Zona e verdhë: 70-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 18:00-05:00)

Zona e gjelbër: Deri në 70 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë

(Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00-05:00)/Telegrafi/

Exit mobile version