Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë: Arrin në 15 numri i viktimave dhe 600 të plagosur nga tërmeti në Shqipëri

Çdo orë që kalon rrit bilancin e viktimave të tërmetit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaron se deri në orën 14:00 janë 15 të vdekur dhe 600 të plagosur.

Mes tyre 9 janë në gjendje të rëndë.

Lexo po ashtu Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme: 23 të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale

“Janë më shumë se 600 të lënduar që janë paraqitur në spital. Te spitali i Traumës është 38 është numri i të lënduarve që ndodhen ende në spital ku 9 janë rastet më të rënda dhe janë në observim. Janë mjekët që do të flasin më shumë. Ndërsa te spitali Durrës janë 25 të lënduar në reparte”, tha Manastirliu. /Ora News/