Site icon Telegrafi

Ministria e Shëndetësisë aprovon edhe pesë udhërrëfyes të tjerë klinikë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nënshkruar sot pesë udhërrëfyes klinik, pasi të njëjtit janë hartuar nga grupet punuese përkatëse (ekspertë të lëmive), janë vlerësuar nga Këshilli vlerësues dhe rekomanduar nga Këshillit Kombëtar për Udhërrëfyes dhe Protokole Klinike (KKUPK), pas kalimit të gjitha fazave të parapara me legjislacionin aktual në fuqi (UA 03/2019 për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike).

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Udhërrëfyesit e aprovuar dhe nënshkruar nga ministri Zemaj janë: Menaxhimi i gjakderdhjeve akute të traktit të sipërm gastrointestinal te të rriturit; diagnoza dhe manaxhimi i Epilepsisë; përdorimi i metadonit për trajtim mbajtës zëvendësues me opoide; trajtimi dhe mbikëqyrja e rasteve me HIV/AIDS; dhe trajtimi me dializë i të rriturve.

Udhërrëfyesit e aprovuar do t’u shërbejnë profesionistëve shëndetësor të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor (publik dhe privat) për një menaxhim më të lehtë dhe më të saktë të rasteve nga patologjitë në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version