Turqia ka nisur një operacion ushtarak ndaj caqeve të organizatës PKK në Siri dhe Irak.
Organizata, e cila konsiderohet terroriste nga SHBA-ja, BE-ja dhe Turqia, ka marrë përsipër sulmin me bombë në Ankara, disa orë përpara se parlamenti të niste sesionin vjeshtor të punimeve pas një pushimi veror tre-mujor.
Pamjet e operacionit ajror u shpërndanë në platformën X (ish-twitter), raporton aa.
Raportohet se u shkatërruan 16 objektiva që i përkisnin organizatës PKK në rajonet Metina, Gara, Hakurk, Kandil dhe Asos të Irakut verior.
“Kjo është mënyra se si Forcat tona Ajrore shkatërruan objektivat terroriste në Irakun verior”, shkruan në njoftim.
Ndryshe, të dielën, dy oficerë policie u plagosën gjatë sulmit vetëvrasës me bombë në kryeqytetin e Turqisë. /Telegrafi/
Hava Kuvvetlerimiz, dün akşam Irak’ın kuzeyindeki terör hedeflerini işte böyle yok etti! 🇹🇷#MillîSavunmaBakanlığı pic.twitter.com/o9oxuC7OlN
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) October 4, 2023