Telegrafi

Ministria e Mbrojtjes me njoftim të rëndësishëm për kandidatët për Qendrën për Studime Universitare në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar kandidatët për Qendrën për Studime Universitare në FSK dhe akademitë tjera gjegjëse, se me datën 19.08.2020 dhe 20.08.2020, duke filluar ora 09:00 në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë do t’i nënshtrohen testit të intervistës.

Në njoftim thuhet se kandidatët duhet të paraqiten 15 minuta para kohës se orarit të publikuar, transmeton Telegrafi.

“Kandidatët e ftuar në ditën e testimit duhet të kenë me vete : Maska dhe doreza; Fletëdëshmin e aplikimit (numri unifikues personal); Letërnjoftimin ose patentë shoferin si dokument identifikimi”, thuhet në njoftim.