Telegrafi

Ministria e Mbrojtjes: Jolevski denjësisht e përfaqëson Maqedoninë në takimet me të huajt

“Ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski të gjithë takimet që i ka pasur në Washington, si çdo herë ka mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin unitar të Maqedonisë”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes, si reagim ndaj konferencës së zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, i cili tha se Zoran Jolevski është takuar me kongresmenët që dëshirojnë ta ndajnë Maqedoninë, duke i’u referuar Dana Rohrabaher i cili më herët tha se Maqedonia nuk është shtet dhe duhet të ndahet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sa i përket qëndrimit të fundit të ministrit Jolevski, ai kishte takim me zv.ndihmësin e sekretarit shtetërore Hoyt Lee dhe opinioni i Maqedonisë ishte i informuar nga deklarata e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Amerikan, se SHBA-të e mbështetin integritetin territorial dhe sovranitetin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Telegrafi/

Lexo po ashtu Rohrabacher: Maqedonia duhet të ndahet (Video)