Telegrafi

Ministria e Mbrojtjes bën vlerësimin e situatës pas tërmetit në Korçë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin pas situatës së vështirë që është krijuar për banorët në zonën e Korçës pas disa tërmeteve.

Ministria ka bërë vlerësimin dhe thotë se janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60 për qind e të cilave të pabanuara.

230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA: 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzes.

Lexo po ashtu Nuk ndalet tërmeti në Korçë, regjistrohen edhe dy goditje të forta

Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 ore. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara. /TCH/Telegrafi/