Telegrafi

Ministria e Kulturës bashkohet me Ekonominë, analisti: Duan ta kthejnë kulturën në biznes

Analisti Agim Baçi është shprehur se shkrirja e Ministrisë së Kulturës nga kryeministri Edi Rama dhe bashkimi i saj me atë të Ekonomisë, do të thotë se ai po e kthen atë në biznes.

Komentet Baçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se me këtë veprim Rama tregon se nuk është i shqetësuar për interesin kombëtar.

Ai tha gjithashtu se Rama mendon se çdo gjë tani mund të kaloj në treg dhe nuk do të mund askush t’i kërkojë llogari.

Lexo po ashtu Qeveria shqiptare shton ministri të re, Blendi Gonxhja propozohet për ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Kjo është fiks kultura e Ramës, ka vendosur kulturën fiks sipas tij. Po ta mendonim që do e bënte një ish-ministër kulture disa vite më vonë, do habiteshim. Duke qenë se Rama ka vendosur një kulturë të vetën, tani duket se nuk është i shqetësuar për identitetin kombëtar. Sepse kultura ka si qëllim mbrojtjen e identitetit kombëtar, jo të kalojë në biznes.

Duke bashkuar ekonominë me kulturën, ai mendon se çdo gjë që ka të bëjë me kulturën, mund të kalojë në biznes. Ai tani nuk ka më asnjë përgjegjësi që ta ruajë kulturën, të ruajë identitetin, etj.

Tani duket se Rama mendon se çdo gjë mund të kalojë në treg. Në çdo vend të rrisësh turizmin kulturor këtë e kuptoj. Është e domosdoshme që kultura të mbetet kultura dhe t’i trashëgohet brezave të ardhshëm. Maxhoranca nuk do ta refuzojë këtë që thotë Rama, sepse nuk ka treguar në këto 10 vite ndonjë refuzim”, tha Baçi. /Telegrafi/